Bllokon mesazhet raciste/ Khloe Kardashian në mbrojtje të vajzës (FOTO) – AlpeGossip
Bllokon mesazhet raciste/ Khloe Kardashian në mbrojtje të vajzës (FOTO)

Bllokon mesazhet raciste/ Khloe Kardashian në mbrojtje të vajzës (FOTO)

Pas publikimit të fotografisë së parë të vajzës së saj, True, e deri më sot, Khloe Kardashian i është dashur të luftojë kundër komenteve raciste dhe fyese. Megjithatë duket se gjithçka ka arritur kulmin dhe Khloe ka vendosur t’i japë fund njëherë e mirë kësaj gjëje. Së fundmi Khloe ka publikuar një foto të sajën me vajzën dhe ka bllokuar hapsirën e komenteve.

Më vonë ajo publikoi një foto të saj, por këtë herë komentet i la të lira. Javën e kaluar, Kim Kardashain publikoi një foto të True me dy kushërirat e saj. Të gjithë ndjekësit filluan të vinin në pah ngjyrën e lëkurës së True dhe të komentin gjerë e gjatë për të, duke vënë në dyshim edhe atësinë e saj. Megjithatë Khloe është e vendosur ta mbrojë vogëlushen e saj deri në fund. Në korrik të këtij viti ajo u përgjigj në mënyrë të ashpër ndaj një komentuesi në ‘Twitter’ që shkruante se True nuk është e ëmbël. “Çfarë njeriu i shëmtuar je ti? Është patetike që keni një jetë kaq të mjerueshme”, – shkruante ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’. Gjithsesi Khloe dhe e vogla e saj, True, kanë shumë fansa në mbarë botën që i mbështesin dhe që kanë dalë kundër të gjithë mesazheve fyese.