SUPER ELEGANTE NË FOTON E RE/ Anxhela Peristeri prapë nën akuza për Photoshop – AlpeGossip
SUPER ELEGANTE NË FOTON E RE/ Anxhela Peristeri prapë nën akuza për Photoshop

SUPER ELEGANTE NË FOTON E RE/ Anxhela Peristeri prapë nën akuza për Photoshop

Disa ditë më parë, një foto e Anxhela Peristerit në Instagram tërhoqi vëmendje për shkak të deformimit të dorës, duke ngjallur kritika për përdorimin e tepërt të Photoshop-it.

Dje, këngëtarja postoi një foto nga një tjetër shërbim fotografik, këtë herë e veshur me xhinse dhe një bluzë të shkurtër e cila i vë në pah barkun e sheshtë.

Fotoja ku Anxhela Peristeri duket më në formë se kurrë, ngjalli komente nga ana e ndjekësve të cilët nuk e besojnë dot se këngëtarja ka humbur kaq shumë peshë në kaq pak kohë.

Vetë Anxhela, i ktheu përgjigje një komentueseje e cila shkruan se nga afër ajo nuk duket aspak kështu.

“Sa fake. Para dy ditësh e kam parë nga afër dhe ishte me një trup normal, jo me një trup modeleje. S’e kuptoj pse do të nxjerrësh diçka që nuk je.”, është komenti i saj.

Anxhela Peristeri iu përgjigj:

“Pa hajdeni njëherë tani ju të dyja pastaj flasim prapë”

Të tjera komente vënë në dukje se kopsa e pantallonave ka një formë të çuditshme.

Para dy ditëve, një foto e Anxhela Peristerit me një fustan bojëqielli buzë detit, ngjalli komente për shkak të formës së pazakontë të dorës.