E THJESHTË SI GJITHMONË/ Miriam Cani na tregon vetëm me një FOTO si do duket në klipin e saj të fundit – AlpeGossip
E THJESHTË SI GJITHMONË/ Miriam Cani na tregon vetëm me një FOTO si do duket në klipin e saj të fundit

E THJESHTË SI GJITHMONË/ Miriam Cani na tregon vetëm me një FOTO si do duket në klipin e saj të fundit

Një vit pas publikimit të këngës së saj të fundit “Në parajsë”, këngëtarja Miriam Cani ka gëzuar fansat me lajmin e bukur, duke lajmëruar se shumë shpejt do publikojë një këngë të re.

Këngëtarja publikoi një foto në Instastory disa ditë më parë krahë Elgit Dodës teksa punonin në studio për këngën e re dhe ajo s’mund të ishte më e lumtur, siç e tregon edhe vetë.

“E lumtur, e lumtur, e lumtur”- ishin fjalët e këngëtares krahas fotos.

Ende nuk e dimë nëse ky do të jetë një projekt ritmik, apo një baladë e lehtë vere, por ajo që dimë me siguri është se Miriamin do shkëlqejë si kurrë ndonjëherë.

Ajo ka ndarë një foto në Instastory nga xhirimet kuy shihet me flokët kaçurrela dhe tepër e bukur e e freskët si gjithmonë.

Janë të pakta rastet kur Miriam ndryshon look dhe kjo kuptohet edhe me një xhiro të shpejtë në profilin e saj në Instagram, ku shihet se prej kohësh i qëndron besnike flokëve të drejtë.

Epo, një rikthim i tillë e meriton këtë super ndryshim apo jo?