Almeda Abazi nis xhirimet për klipin e parë/ Zbuloni detajet rreth këngës dhe bashkëpunimit të saj (FOTO) – AlpeGossip
Almeda Abazi nis xhirimet për klipin e parë/ Zbuloni detajet rreth këngës dhe bashkëpunimit të saj (FOTO)

Almeda Abazi nis xhirimet për klipin e parë/ Zbuloni detajet rreth këngës dhe bashkëpunimit të saj (FOTO)

Almeda Abazin e kemi parë të eksperimentojë duke u bërë pjesë e ekranit në forma nga më të ndryshmet. Pasi aktroi në serialet turke, kërceu në “Dancing With The Stars” në Turqi, prezantoi “Dancing With The Stars” në Shqipëri, projekti i radhës për Almedën do të jetë kënga. Ish-Missi shqiptar ka gati produksionin e saj të parë muzikor, për të cilin ka punuar shumë gjatë.

Menjëherë pas përfundimit të pushimeve, Almeda është kthyer në Turqi për të nisur xhirimet e videoklipit. Këtë e ka zbuluar si fillim bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman nëpërmjet disa fotove të shkëputura nga xhirimet. Në klip, ish-Missi ka zgjedhur të vijë mjaft sensuale e veshur me një fustan të zi dhe flokë të lëshuara.

Në pamjet e publikuara nga ajo ,bëhet me dije se kënga do të vijë në bashkëpunim me DJ turk Burak Yeter dhe mban titullin, “ Alabama”.