Merret peng këngëtari i njohur, i vjedhin bizhuteritë me vlerën marramendëse – AlpeGossip
Merret peng këngëtari i njohur, i vjedhin bizhuteritë me vlerën marramendëse

Merret peng këngëtari i njohur, i vjedhin bizhuteritë me vlerën marramendëse

Një ngjarje e papritur i ka ndodhur së fundmi këngëtarit të njohur të hitit “Gummo”, i cili ditën e sotme ka përfunduar në spital, pasi në orët e para të mëngjesit është marrë peng nga disa persona të pa identifikuar.

Bëhet fjalë për reperin amerikan Tekashi69, i cili siç raporton “TMZ” pasi është kthyer në shtëpi në orën 04:00 disa persona të armatosur i kanë zënë pritë dhe e kanë goditur.

Ai ka treguar se humbi ndjenjat pasi e gjuajtën në kokë dhe në momentin që është përmendur e ka gjetur veten në pjesën e pasme të makinës, ndërkohë që grabitësit i kërkonin para.

Ndër të tjera është zbuluar që grabitësit iu drejtuan shtëpisë së këngëtarit dhe i kanë vjedhur atij bizhuteritë me vlerën 750 mijë dollar dhe 20 mijë dollar cash. Ai është dërguar në spital me urgjencë, ndërkohë që nuk dihet ende gjë për autorët e këtij krimi.