Babai i Dua Lipës i kundërpërgjigjet komentueses: Jemi një gjak, një flamur – AlpeGossip
Babai i Dua Lipës i kundërpërgjigjet komentueses: Jemi një gjak, një flamur

Babai i Dua Lipës i kundërpërgjigjet komentueses: Jemi një gjak, një flamur

Dukagjin Lipa dhe një pjesë e familjes së Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare që tashmë njeh famë botërore, kanë ardhur në Kosovë me rastin e organizimit të “Sunny hill festival'”.

Ky festival do të mbahet në datat 10-11-12 gusht dhe do sjellë në Prishtinë emrat më të mëdhenj të muzikës botërore duke përfshirë: Martin Garrix, Dua Lipa dhe Action Bronson.

 

Dukagjini ka përfituar nga rasti për të vizituar Shqipërinë madje ka patur edhe një takim me kryebashkiakun e Tiranës, të cilin e konsideron mikun e tij.

 

Pikërisht në foton me Erion Veliajn, një komentuese ka shprehur opininin e saj duke shkruar: “Mirë që jemi ne nga Kosova që bëjmë krenarë me të qenit shqiptar, Rita, Dua, Xhaka, Shaqiri, Behrami, Januzaj dhe Era Istrefi. Sepse ju andej mbetët duke u marr me hashash”. Ky koment nuk i ka pëlqyer aspak babait të Duas, i cili nuk ka nguruar të përgjigjet. “Të lutem mos bë dallime të tilla të kota. 1 gjak një flamur”,-shkruan ai.