U SHKURORËZUA SE ISHTE NËNË/ Miss Ukraina padit Miss World – AlpeGossip
U SHKURORËZUA SE ISHTE NËNË/ Miss Ukraina padit Miss World

U SHKURORËZUA SE ISHTE NËNË/ Miss Ukraina padit Miss World

Miss Ukraine që u shpall Miss World dhe që u detyrua të heqë dorë nga titulli po padit kompeticionin për diskriminim.

Veronica Didusenko u shpall fituese e Miss Ukraine 2018. Katër ditë pasi u kurorëzua, ajo u detyrua të hiqte dorë nga titulli sepse Miss World, që është organizata mëmë e Miss Ukrainës, zbuloi se ishte e divorcuar dhe se kishte një djalë.

Didusenko tha për Euronews: “Fakti që jam nënë s’përbën asnjë problem. Fakti që kam qenë e martuar apo që kam fëmijë nuk ndikon në asnjë mënyrë në aftësitë e mia si modele, bamirëse apo Miss Ukraine. Dua që t’i ndryshojnë këto rregulla që kompeticionet e bukurisë të pranojnë të gjitha gratë, të kremtohen të gjitha njësoj. Mendoj se të gjithë kemi fuqinë të ndryshojmë rregulla diskriminuese apo arkaike.”

Rregullat për të marrë pjesë në Miss Ukraine përfshijnë moshën nga 17-25 vjeçe, gjatësi minimale 168 cm, shtetësi ukrainase, status civil beqare, e pamartuar më parë, pa fëmijë, pa dosje penale.

Në një deklaratë, Yuri Ageiev, kreu i komitetit të Miss Ukraine tha se Didusenko kishte pranuar rregullat në momentin që dorëzoi formularin e aplikimit. Gjithashtu, ai tha se axhenda e ngarkuar e fitueses së Miss Ukranine nuk është e përshtatshme për gratë me fëmijë sepse “mund të ndikojë negativisht në rritjen e të vegjëlve që privohen nga dashuria e nënës.”

Organizuesit e Miss World thanë në një deklaratë se rregullat janë vendosur me synim shpalljen e një fitueseje që “është e lirë dhe e gatshme të udhëtojë rreth e përqark globit për t’u ardhur në ndihmë të sëmurëve dhe atyre në nevojë zakonisht për periudha të gjata kohore në zona të shkatërruara nga katastrofat natyrore.”

Didusenko nuk u mjaftua me argumentat dhe tha se rregullat e bënë të ndihet e turpëruar dhe e fyer. Ajo shpreson që Miss World t’i ndryshojë kriteret dhe t’i lejojë gratë me fëmijë apo të divorcuara të marrin pjesë në të ardhmen.