Këngëtarja shqiptare ka bërë një dedikim mjaft të bukur në rrjetet sociale. Teksa ka publikuar foton e të motrës, Zanfinës, Adelina shkruan se ndjehet shumë krenare për të.
Ndoshta ju shpesh prisni që të vijë një rast ditëlindjeje apo një festë e veçantë për të kujtuar rëndësinë e personave që keni, por për këngëtaren shqiptare nuk ndodh kështu. Adelina Ismajli ka publikuar një foto të motrës së saj më të vogël, Zanfinës me një dedikim të veçantë.
Ndër rreshta ajo shkruan se është shumë krenare për të motrën.
“Mund të shkruaj një libër dedikuar të jetuarit me femrën më të bukur shqiptare. E bukur brenda dhe jashtë. Krenaria ime, princesha ime, gjeniu im, e vogla ime,”- shkruan Adelina krahas fotos. Dy motrat janë shkëputur nga tregu muzikor, por pritet të rikthehen së shpejti.