“KUJTUAN SE ISHTE HASHASH”/ Anxhela Peristerin dhe këngëtarin shqiptar i ndalojnë në aeroport: I gjejnë gjethe dafine – AlpeGossip
“KUJTUAN SE ISHTE HASHASH”/ Anxhela Peristerin dhe këngëtarin shqiptar i ndalojnë në aeroport: I gjejnë gjethe dafine

“KUJTUAN SE ISHTE HASHASH”/ Anxhela Peristerin dhe këngëtarin shqiptar i ndalojnë në aeroport: I gjejnë gjethe dafine

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anxhela Peristeri ishte e ftuar së fundmi në “E diell” ku ka treguar se beson tek besëtytnitë, por ka një eksperiencë të çuditshme. Anxhela tregoi një rast kur atë dhe këngëtarin Aurel Thellimi e kishin ndaluar në aeroport.

Këngëtarja i kishte thënë Aurelit të merrte një gjethe dafine me vete sepse të sjell fat dhe të ardhura.

“Thonë se kur fut një gjethe dafine në portofol ke fat dhe të vijnë të ardhura të shumta. Unë kam vuajturgjithmonë nga syri i keq dhe u jap gjithmonë këshilla të tjerëve se si të mbrohen. Radha i erdhi mikut tim Aurel Thëllimi kur shkuam për të kënduar në një koncert në Zvicër që të këpuste një gjethe dafine dhe ta merrte me vete. Kaloj unë e para nderkohpolicia mban Aurelin sepse pa gjethen e dafinës të futur në portofol.

U ktheva për ta ndihmuar dhe i thoja autoriteteve që është për fat. Më pas gjetën po prapë brenda në portofol zhivë të mbështjellë me leckë. U detyrova t’ja shpjegoja policëve dhe në fund u sqaruan dhe ne kaluam të qetë”, tregoi Anxhela.