SHKOI NË MAL PËR TË BËRË FOTO/ Jonida Maliqi i ndodh ajo që nuk pritej (FOTO) – AlpeGossip
SHKOI NË MAL PËR TË BËRË FOTO/ Jonida Maliqi i ndodh ajo që nuk pritej (FOTO)

SHKOI NË MAL PËR TË BËRË FOTO/ Jonida Maliqi i ndodh ajo që nuk pritej (FOTO)

Siç dihet këtë vit Shqipërinë në Eurovizion do ta përfaqësojë këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, e cila u shpall dhe fituese në Festivalit të Këngës në RTSH. Jonida prej kohësh ka nisur përgatitjet për performancën e saj dhe ka qenë e pranishme në shumë intervista ku ka treguar më shumë detaje.
Ditën e sotme, këngëtarja e njohur ka publikuar një sërë postimesh në ‘Instagram’, ku ka zbuluar se është duke bërë një set fotosh të cilat do të shoqërojnë këngën e saj “Ktheju Tokës”. Mirëpo, në momentin që ka qenë duke pozua, Jonidës i ka ndodhur një e papritur pasi përpara i është shfaqur një dhi.

Në vendin ku ajo po bënte foto, është shfaqur një bari me kopen e tij, por një dhi e vogël ka ikur nga turma dhe është afruar tek Jonida.

“Frika është e dukshme në fjalët e bariut që më tha: Kujdes nga brirët se ndoshta të nxjerr ndonjë sy”, ka shkruar pranë videos Jonida.