Dea Mishel i tha mbrëmë Efi Dhedhes që të bëjë një plan për tre banorët që janë duke ‘luftuar’ për vendin e katërt në finalen e madhe të “Big Brother VIP 2”.
Ajo i tha Efit që t’i mbushë mendjen Krist Aliajt, Qetsor Ferrunajt dhe Nita Latifit që njëri prej tyre të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Dea tha se Luiz Ejlli ka nisur ta bëjë këtë gjë, ndaj sugjeroi Efit të sajojë se Bledi Mane pati sukses kur doli jashtë e është përfolur nga gjithë Shqipëria.
Pas diskutimit me Dean, Efi nisi menjëherë misionin e saj. Ajo i tha Qetsorit se janë dy të rinj në garën për finale, që kanë një ëndërr, e ndërsa ai e ka realizuar njëherë ëndrrën e tij.
Qetsori u shpreh se ai nuk pengon asnjë nga banorët të realizojë ëndrrën e vetë.
Efi tha se nëse do të tërhiqej ai do të dilte edhe më bukur në publik, pasi njerëzit do ta vlerësonin për këtë veprim.
Ai u shpreh se e ka një plan, por pak më ndryshe.