“KA QENË E FORTË FARE…”/ Donaldi dhe Graniti flasin për lidhjet e fundit: E kam ndjerë shumë – AlpeGossip
“KA QENË E FORTË FARE…”/ Donaldi dhe Graniti flasin për lidhjet e fundit: E kam ndjerë shumë

“KA QENË E FORTË FARE…”/ Donaldi dhe Graniti flasin për lidhjet e fundit: E kam ndjerë shumë

Teksa ditët kalojnë, banorët e “Big Brother VIP” kanë nisur që të rrëfejnë histori të ndryshme nga jeta e tyre personale. Disa prej yjeve kanë habitur të gjithë me rrëfimet e tyre, e të tjerë duket se janë treguar nostalgjikë për kohën e shkuar.

Mbrëmjen e djeshme, Donaldi dhe Graniti ishin duke biseduar së bashku, kur në një moment nisën ndanin me njëri-tjetrin eksperiencën nga lidhjet e fundit dashurore.

“Gati nja dy vite e gjysmë, tre vite kemi qenë bashkë. Kemi bashkëjetuar. E kam dashur. Ka qenë një gjë e fortë fare. Por jeta bën të vetën”, tha Donaldi, duke iu referuar lidhjes me moderatoren e njohur, Bora Zemani.

“Ti kur ke qenë hera e fundit?”, pyeti më pas Donaldi Granitin, i cili tha: “Ka disa muaj që jam ndarë. Edhe unë e kam pasur kështu të fortë. E kam ndjerë shumë”.