Sa i dëmton xheli thonjtë? Veprimi i vetëm që duhet të bëjnë femrat para se të shkojnë tek estetistja - AlpeGossip
Sa i dëmton xheli thonjtë? Veprimi i vetëm që duhet të bëjnë femrat para se të shkojnë tek estetistja

Sa i dëmton xheli thonjtë? Veprimi i vetëm që duhet të bëjnë femrat para se të shkojnë tek estetistja

Bërja e thonjve me xhel, tipsa apo manikyr xhel tek estetistja është bërë një rutinë e përmuajshme për shumë femra, ndonëse këto të fundit nuk e dinë sesa i dëmshëm mund të jetë ky proces për thonjtë!

A duhet të bëjnë ndonjë muaj pushim, cila është metoda më pak dëmtuese, sa të rrezikuar jemi nga drita UV që than xhelin , këto e pyetjet e tjera që mund t’ju shkojnë nëpër mend do të marrin përgjigjie më poshtë nga Dana Stern, dermatologe e specializuar për thonjtë !

Teknologjia e xhelit është unike, sepse edhe pse zbatohet si një manikyr tradicional ka një përbërje kimike që e mundëson atë të ngurtësohet me një shkëlqim të lëmuar nën efektin e dirtave UV.

Megjithëse xheli kërkon ekspozim ndaj dritës UV (qoftë kjo UVA apo llambë LED) kjo e fundit nuk rrit rrezikun për kancer lëkure edhe sikur t’i bënit thonjtë ditë për ditë, në fakt, nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin tonë.

Megjithatë dermatologia këshillon t’i lyeni duart me një krem me faktor mbrojtës 15 para se të bëni thonjtë për të parandaluar plakjen e lëkurës.

Ka dy lloje të ndryshme të xhelit, ajo i përhapuri në vitet 1980 që nuk mund të shpërbëhet nga acetone dhe ai më i butë që mund të hiqet lehtë pa ushtruar forcë në thua.

Por cilido qoftë xheli që përdor estetistja juaj, me shumë mundësi thonjtë tuaj po dëmtohen dhe këtë e ka vërtetuar një studim nga Miami School of Medicine!

Përmes ultratingujve ekipi i hulumtuesve ka zbuluar se manikyri xhel, tipsat apo xheli shkaktojnë dëmtim të thonjve.