Olsi Bylyku kishte të ftuar sot në emisionin e tij partneren, Egli Tako. Ata treguan për herë të parë me detaje historinë e njohjes së tyre, sepse asnjëherë më herët nuk kishin folur publikisht për këtë gjë. Çifti rrëfyen se Lorenc Hasrama ishtë “cupidi”, që bëri të mundur që ata të njiheshin me njëri-tjetrin.
Ata të dy e kanë pasur Lorencin mik të përbashkët dhe prej tij u njohën për herë të parë. Egli tregoi se Olsin e ka ndjekur gjithmonë nga ekrani kur luante rolin e “Kimikatit” në “Portokalli” dhe nuk e mendonte kurrë se një ditë do të ishte çift me të. Ajo tregoi se e gjitha nisi nga një “follow” që Olsi i bëri në “Insatgram” pasi Lorenci publikoi një foto me Eglin.
“Unë isha duke pirë kafe me Lorencin se me të jam shoqe që nga Liceu Artistik dhe rastësisht në kafe ai bën një selfie me mua dhe e poston në Instagram e më bën tag. Pastaj ai filloi të fliste në celular dhe unë duke bërë scrolling në Instagram më vjen një njoftim që Kimikati filloi të të ndjek. Unë s’po i besoja syve, ishte e çuditshme që njeriu që nuk i kisha lënë puntatë pa parë më bëri follow i pari.
Po i thosha Lorencit, o Lori shiko kush më ka bërë follow mua, se e kisha Olsin qejf artistikisht dhe Lorenci më tha: ‘Për Olsin gëzove kaq shumë ti’”, rrëfeu Egli.
Ndërsa Olsi shtoi se sapo kishte parë Eglin tek fotografia me Lorencin e kishte pyetur menjëherë mikun e tij nëse mund të pinin një kafe të tre bashkë. Egli tha se ajo pranoi direkt që Olsi të bashkohej me ta, sepse donte të bënte një foto me të dhe t’ja tregonte nënës së saj, sepse e kanë pasur gjithmonë qejf të dyja si personazh.
Egli tregoi më tej se për 3 ditë ata nuk kanë komunikuar fare me njëri-tjetrin për shkak të një gabimi të saj dhe mjaftoi një mesazh që ajo i dërgoi Olsit që të shkrihej akulli dhe të lindte jnë histori e bukur dashurie. Ndërsa për puthjen e tyre të parë ata treguan se kanë dhënë gjatë kohës që ishin duke udhëtuar bashkë me makinë.
Egli tha se me të gjithë familjen e Olsit ka një marrëdhënie perfekte dhe se motrën e tij e ndjen si ta ketë më shumë si motrën e saj se sa kunatë. Këtu aktori i humorit shtoi se dhe ai shkon shumë mirë me vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën e se i do shumë.