Këngëtarja Greta Koçi është tepër aktive në rrjetet sociale dhe mban një kontakt të vazhdueshëm me fansat e saj të shumtë.
Madje së fundmi Greta ndërkohë që i falënderon fansat e saj të shumtë të cilët e ndjekin në çdo aktivitet të saj, ka zbuluar edhe sozinë e saj. Një vajzë me emrin Ilda dhe që i ka tiparet fiks si të këngëtares së njohur.
“Që më ngjan s’ka dyshim, po dhe ma kalon”, ka shkruar Greta sipër fotos ku shfaqet edhe imazhi i fanses së saj.
Dy vajzat kanë një ngjashmëri aq të madhe saqë fansat e kanë të vështirë ta identifikojnë se kush është Greta dhe kush është Ilda në këtë foto.
Kujtojmë që Greta është duke shijuar suksesin e këngës së saj “Si më parë”, të cilën e publikoi vetëm disa muaj më parë.







![PAS SELENËS/ Justin Bieber merr vendimin drastik! Heq dorë nga muzika për… [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/10/4dee1d68a4d1d0bdda00a4ebacffcc47_L-400x212.jpg)








