USHQIMI NUK MJAFTON/ Rastet kur një person duhet të marrë patjetër suplemente e vitamina - AlpeGossip
USHQIMI NUK MJAFTON/ Rastet kur një person duhet të marrë patjetër suplemente e vitamina

USHQIMI NUK MJAFTON/ Rastet kur një person duhet të marrë patjetër suplemente e vitamina

Të merrni sasinë e nevojshme të ushqyesve thelbësorë është më e lehtë nga sa mendoni, nëse ushqeheni në mënyrën e duhur.  Megjithatë me ardhjen e pranverës, organizmi ynë gjallërohet nga përgjumja dhe plogështia e dimrit, por shpeshherë pjesa më e madhe e të rriturve të shëndetshëm, marrin vitamina dhe minerale si suplemente, edhe pse ndjekin një dietë të ekuilibruar dhe qëndrojnë mjaftueshëm në rrezet e diellit. Në shumë raste, edhe pse rekomandimet këshillojnë të rrisim sasinë e frutave, perimeve, vajit të peshkut dhe fibrave, disa nga ne mbështeten në konsumimin e kapsulave për të arritur dozën e rekomanduar. Marrja e këtyre suplementeve nuk është gjithmonë përgjigjja e duhur, pasi ato mund të na ndihmojnë përkohësisht të kalojmë ose të mbushim hendekun e krijuar, por nuk janë zëvendësues për një regjim ushqimor të shëndetshëm. Përveçse me vitamina dhe minerale, ushqimi na furnizon edhe me fibra dhe antioksidues. Por ka disa raste kur duhet t’u themi “PO” suplementeve

Kujt? – Vitaminës B12

Kush? – Veganët

Pse? – Sepse kjo lloj vitamine gjendet vetëm në produktet shtazore

Kujt? – Acidit Folik

Kush? – Femrat, të cilat dëshirojnë të mbeten shtatzënë si dhe ato që janë në 12 javët e para të këtij procesi

Pse? – Sepse ulin rrezikun e mosfunksionimit të kanaleve nervore

Kujt? – Vitaminës D

Kush? – Fëmijët nga 6 muaj deri 5 vjeç, gratë që duan të mbeten shtatzënë, nënat që ushqejnë foshnjat me gji, të moshuarit mbi 65 vjeç, njerëzit me lëkurë të errët.

Pse? – Sepse kjo lloj vitamine ndihmon në zhvillim e kockave.

KUR DUHET T’U THEMI “JO” SUPLEMENTEVE

Kujt? – Vitaminës A

Kush? – Gratë shtatzëna

Pse? – Sepse në sasi të mëdha dëmton fëmijën

Kujt? – Vitaminës C

Kush? – Personat që vuajnë nga diabeti

Pse? – Sepse ndikon në nivelin e sheqerit në gjak/