Kush është murgesha që fitoi miliona në ekran, ku do të shkojnë paratë e fituara – AlpeGossip
Kush është murgesha që fitoi miliona në ekran, ku do të shkojnë paratë e fituara

Kush është murgesha që fitoi miliona në ekran, ku do të shkojnë paratë e fituara

Motër File është një murgeshë që shërben në Fushë-Milot.

Ditën e djeshme ajo u bë pjesë e spektaklit ‘100 Milionë’ në Top Channel, ku personazhe të ndryshëm i përgjigjen pyetjeve të caktuara nga produksioni duke luftuar për çmimin e madh 100 milion lekë.

Së bashku me vullnetarët e Caritas, motër File ka konkurruar dhe në fund ka arritur të fitojë 7.5 milion lekë.

Qëllimi i pjesëmarrjes ishte ndërtimi i parkut të lojërave për fëmijët në Fushë-Milot.

“Fakti që ne jemi këtu është sepse ne jemi për kauzën që dëshirojmë. Që në Fushë-Milot të jetë një kënd lojërash. Që fëmijët të mos qëndrojnë në vende të tjera që nuk janë formuese, nuk janë edukuese. T’u japim një ambient ku ata mund të argëtohen edhe mund të mësojnë e të rriten së bashku”, u shpreh Motër File.