Greta, spikerja që jepte lajme me c*ca jashtë theu tabutë: Adhuroj gazetarinë… – AlpeGossip
Greta, spikerja që jepte lajme me c*ca jashtë theu tabutë: Adhuroj gazetarinë…

Greta, spikerja që jepte lajme me c*ca jashtë theu tabutë: Adhuroj gazetarinë…

Greta Hoxha është vajza e cila ka thyer tabutë në Shqipëri dhe ka vendosur që të bëjë një gazetari ndryshe.

E ftuar në “Pasdite në Top Channel” moderatorja e lajmeve në Zjarr TV e cila në ekran vjen Topless shprehet se dhënia e lajmeve në këtë formë nuk e ka penalizuar aspak, përkundrazi e ka ndihmuar që të arrijë atë që ajo ka synuar: “E dashuroj gazetarinë, Kam profesionin e juristes por pas të 30 do e ushtroj këtë profesion. Kur mora ftesën për tek Zjarr TV isha e re dhe u përshtata fillimisht tek emisioni i mëngjeSit. Lajmet i jepja vetëm në fundjavë. Unë jam e kënaqur. Ne kemi sjellë diçka të re. Formati i prezantimit të lajmeve topless bëri bujë në media. Ndjehem krenare. Puna që unë bëj nuk më ka penalizuar, por më ka ndihmuar për të arritur atë që unë dua. Të gjitha vajzat e ekranit dalin me dekolte të tepruara, dhe një gjë e tillë nuk duhet të paragjykohet. Unë kam thyer tabu dhe kam sjellë revolucion në Shqipëri. Ndryshe nga këto vajza që zhvishen unë nuk bëj vetëm këtë, unë gjithashtu di të moderoj dhe të bëj gazetari. Unë e kam pasion televizionin dhe ftesën e Zjarr TV e pranova me kënaqësi”.

Greta gjatë intervistës së saj shprehet se profesionin e spikeres me dekolte të hapur do vazhdojë ta bëjë pavarësisht paragjykimeve, pasi siç shprehet ajo çdo gjë që paragjykohet shitet: “Nuk mund të paragjykohemi nga njerëzit e “moralshëm” të cilët jetën e tyre e kanë të mbushur në gabime. Ne jemi të veçantë, nuk kemi kopjuar askënd. Kam marrë oferta edhe nga mediat e huaja, por nuk pranova sepse kishte disa çështje teknike që nuk mund të realizoheshin. Për mënyrën tonë të prezantimit kemi marrë komente edhe nga të huajt. Kemi pasur në studio edhe politikanë të cilët nuk u ka bërë përshtypje fare paraqitja jonë. Prezantimi i lajmeve me dekolte të hapur është diçka e re, u paragjykua në fillim por tashmë janë mësuar. Ska asgjë negative. Pjesa e paragjykimeve në vendin tonë është e lartë. Çdo gjë që paragjykohet shitet”.