Ka një ngjashmëri shumë të madhe me një prej modeleve më të mira në botë, Gigi Hadidi. Besojm se kaq ju ka mjaftuar për të kuptuar se bëhët fjalë për Xhesika Berberin. Prej disa kohësh, ajo është zhvendosur në Amerikë për të ndjekur karrierën e saj ndërkombëtare në tregun e modelingut dhe ia ka dalë të bëhet pjesë e shumë sfilatave apo reklamave të produkteve të bukurisë.
Por Xhesika Berberi ka bërë një ndryshim rrënjësor në look, që duket se nuk i ka pëlqyer as asaj vetë. Jo me kot e ka quajtur si një veprim idiot. Bëhet fjalë për gërshetat stil jamaican, madje në sondazhin e bërë nga ajo në Instagram edhe ndjekësit e saj ku i ka pyetur nëse i shkojnë ose jo, shumica e tyre kanë votuar “jo”.
Megjithatë, Xhesika nuk i ka mbajtur për një kohë të gjatë dhe shoqja e saj e ngushtë, Arselajda Buraku po e ndihmonte që të hiqte këto gërsheta. Dhe shumë mirë bëri.