Capital T feston ditëlindjen me këtë “LOOK” të ri, futbollisti me famë botërore i bën këtë urim special, SHQIP (FOTO) – AlpeGossip
Capital T feston ditëlindjen me këtë “LOOK” të ri, futbollisti me famë botërore i bën këtë urim special, SHQIP (FOTO)

Capital T feston ditëlindjen me këtë “LOOK” të ri, futbollisti me famë botërore i bën këtë urim special, SHQIP (FOTO)

Capital T është një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare. Prej disa vitesh ai ka prodhuar këngë të cilat janë kthyer në hite për shqiptarët. Sot është një ditë e veçantë për reperin shqiptar pasi feston ditëlindjen e tij të 26-të.

Realisht Capital T e ka ditëlindjen në datën 29 shkurt por për të shmangur faktin se duhet të festojë një herë në katër vite reperi ka zgjedhur datën 28 për të kremtuar ditëlindjen e tij. Jemi mësuar ta shohim për shumë kohe me flokë të gjata të kapura bisht dhe jo vetëm, por siç duket ditëlindja e tij e 26-të e ka gjetur me një pamje të re, pasi Kapo i ka prerë flokët.

Ai ka postuar një foto në Instagram ku shihet me “look-un” e tij të ri dhe ku shkruan: Happy Bday to me” .

Nuk kanë fund urimet e fansave për reperin e talentuar por neve na zuri syri edhe urimin e futbollistit shqiptar me famë botërore, Xherdan Shaqiri i cili i thotë: “Edhe 100 të tjera broskiii (vëlla).