DY MUAJ PARA DASMËS MADHËDHTORE/ Afrona zbulon fustanin e nusërisë (FOTO) – AlpeGossip
DY MUAJ PARA DASMËS MADHËDHTORE/ Afrona zbulon fustanin e nusërisë (FOTO)

DY MUAJ PARA DASMËS MADHËDHTORE/ Afrona zbulon fustanin e nusërisë (FOTO)

Siç dihet në 21 shtator çifti i njohur i showbizit, Afrona Dika dhe Blero Muharremi do t’i japin fund beqarisë në një dasmë luksoze që do të mbahet në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ në Shëngjin. Në dasmë do të jenë të ftuar 600 persona mes tyre dhe personazhe të njohur VIP.

Afrona dhe Blero gjatë kësaj periudhe janë marr me përgatitjet e dasmës dhe vazhdimisht kanë publikuar foto duke zbuluar detaje të ndryshme. Blero zbuloi pak ditë më parë që në dasmë do të këndojnë 3 këngëtar të njohur si, Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi, Shkurte Gashi.

Ndërkohë, ai muaj më parë ka zbuluar edhe kostumin e dhëndrit. Ndryshe nga Blero Afrona është treguar më diskrete, dhe vetëm së fundmi ka publikuar një foto ku shihet e veshur me fustan nusërie teksa ka pozuar së bashku me Bleron që është veshur dhëndër.

Siç duket fotoja është shkëputur nga seti fotografik, mirëpo Afrona nuk ka dashur të zbulojë të gjithë fustanin dhe e ka prerë foton. “Sepse të dua”,  ka shkruar Afrona pranë fotos ku shihet e veshur me një fustan bust ndërkohë që qëndron në krahët e Bleros.