Ish-Babastarsi tregon të vërtetën: Shpërthimi i Blunt ndaj Ledrit, vepër e Getoarit – AlpeGossip
Ish-Babastarsi tregon të vërtetën: Shpërthimi i Blunt ndaj Ledrit, vepër e Getoarit

Ish-Babastarsi tregon të vërtetën: Shpërthimi i Blunt ndaj Ledrit, vepër e Getoarit

Shpërthimi i papritur i Blunt dhe Real ndaj Ledrit, Gjikos dhe Red Box Entertainment, paska patur rrënjë më të thella. Të paktën sipas Albert Krasniqit, ish-menaxherit të Babastars, personi që fshihet pas tyre mund të jetë Getoar Selimi.

Ai e ka akuzuar liderin e Babastars nëpërmjet disa postimeve në Insta Story se ka qenë ideator dhe nxitës i përplasjes publike mes reperëve. Sipas Krasniqit diçka e tillë është bërë për vëmendje, para bashkëpunimit të Blunt dhe Getit që përflitet prej ca kohësh dhe mendohet të jetë gati përpara verës.

Ish-miku i Ghetto Geasy-t ka vijuar duke përgëzuar Ledrin dhe Gjikon si djem të talentuar dhe pas kësaj nuk ka vonuar shumë dhe reperët e kanë ndjekur në Instagram në shenjë pajtimi dhe falënderimi për atë që Krasniqi tha publikisht.

Dikur menaxheri i Babastars-ave, Alberti ka sulmuar publikisht Getoarin pa kohë më parë, ndërsa i thoshte se ka lënë pas dore grupin e tij dhe organizon koncerte vetëm për veten dhe Majk.

Ai pretendon se u la në baltë nga miqtë e tij pasi tentoi t’i mbronte në një konflikt me armë, pas të cilit hyri dhe në burg, por djemtë e Babastars vendosën të heshtin.