SA TË FSHEHT PASKAN QENË/ Fifi dhe Stresi paskan qenë të lidhur dhe për mos ta pranuar ai bën… – AlpeGossip
SA TË FSHEHT PASKAN QENË/ Fifi dhe Stresi paskan qenë të lidhur dhe për mos ta pranuar ai bën…

SA TË FSHEHT PASKAN QENË/ Fifi dhe Stresi paskan qenë të lidhur dhe për mos ta pranuar ai bën…

Reperi i njohur Stresi është një prej personazheve më përfolur të showbizit shqiptar. I cilësuar si ‘djali i keq’, reperi përfshihet shpesh në probleme me policinë dhe kështu ndodhi edhe disa ditë më parë, kur Stresin e shoqëruan në Komisariat.

Pas lirimit të tij, reperi ishte i ftuar në një intervistë për emisionin ‘NIN’. Intervista konsistonte në një lojë me dënime mes Stresit dhe moderatorit. Ata i bënin pyetje njëri-tjetrit dhe në momentin që dikush nuk pranonte të përgjigjej, dënohej duke ngrënë vezën e peshkut.

Në një moment gjatë intervistës moderatori i kërkon Stresit emrin e një kolegeje me të cilën ka flirtuar.
“Po e them, nuk po e ha vezen, është një kolege, Fifi.”- thotë reperi, i cili më pas ka filluar të qeshë dhe ka pranuar faktin se ky flirt mes tyre kishte kohë që kishte ndodhur.