Ditëlindja e Xhensila Myrtezaj ka qenë kryefjala e ditës së sotme, ndërkohë që fotot kanë pushtuar rrjetet sociale.
Këngëtarja festoi 25-vjetorin, në një festë super luksoze ku nuk munguan urimet, muzika dhe kërcimi.
Mëngjesin e sotëm këngëtarja ka treguar arsenalin dhuratave në Instagram, duke i përmbledhur të gjitha në një foto.
Përpos luleve që i bëri bashkëshorti Bes Kallaku, shumica e çantave mbajnë emra të markave më të njohura luksoze, si Chanel, Hermes, Paul Picot etj.
Xhensila shfaqet e strukur mes dhuratave ndërkohë që fansat e kanë bombarduar me komente, shumë prej të cilëve e kritikojnë për luksin e tepruar.
Njëri prej tyre shkruan se:
Populli vdiq për bukë, ju shisni pordhë me dhurata 1000 euro, bëni ndonjë bamirësi lërini reklamat”.
Ndërkohë Xhensila falënderon të gjithë ata që i zbukuruan ditëlindjen.