Mariza Ikonomi na paska fshehur një “sekret” prej vitesh. Për kë e ka fjalë kur thotë se … – AlpeGossip
Mariza Ikonomi na paska fshehur një “sekret” prej vitesh. Për kë e ka fjalë kur thotë se …

Mariza Ikonomi na paska fshehur një “sekret” prej vitesh. Për kë e ka fjalë kur thotë se …

Nëse një ndër këngët më të bukura të karrierës muzikore ka pas saj një histori, e bën edhe më interesant rrëfimin e saj, sidomos disa vite më vonë, kur gjithçka kujton është pa kurrfarë emocioni.

Një ndjesi të tillë, e kthjellët, e qetë dhe gati-gati shpërfillëse ndaj asaj që i ka ndodhur para se të krijonte një prej baladave më të bukura të repertorit të saj, përjeton sot edhe Mariza Ikonomi.

E ftuar në Top Magazine bashkë me disa kolege këngëtare, të cilat numërojnë disa balada në karrierën e tyre muzikore, Mariza kujton me humor historinë pas së cilës fshihet hiti “Piano e vjetër”, të cilën ajo, sa herë e këndon, emocion të madh e të vogël. Që “Piano e vjetër” është krijuar pas një historie personale, këtë Mariza e ka thënë edhe më herët, por me detaje, ajo e tregon në Top Magazine: “Unë mbaj mend që u zura me të, madje jemi zënë në kishë. 

Nuk e mbaj për çfarë jemi zënë, për një gjë kot, por nuk folëm për një moment. Pastaj (tek ajo kisha ka pasur një piano) unë ulem në piano dhe të gjitha nervat që kisha po i shprehja me tinguj, në piano, dhe sikur ishte një tingull qiellor që më doli nga qielli në atë moment, filloi ky akordi i ëmbël dhe formova “Pianon e vjetër”.”

Kaq ishte historia pas së cilës fshihet hiti i njohur i Marizës. Sa herë ta këndojë, ajo do ta kujtojë atë histori, por po aq herë do të ndihet e lumtur për notat qiellore që i fali ajo zënkë e pakuptimtë, por u dha kuptim notave të ëmbla në piano.