Lindi para tre muajsh një princ, Kate Middelton sërish shtatzënë? – AlpeGossip
Lindi para tre muajsh një princ, Kate Middelton sërish shtatzënë?

Lindi para tre muajsh një princ, Kate Middelton sërish shtatzënë?

Kanë kaluar vetëm tre muaj që kur Kate Middleton priti fëmijën e saj të tretë, por sipas thashethemeve të fundit dukeshja e Kembrixhit tashmë pret të katërtin.

Ka qenë tabloidi Life & Style Magzine i cili ka shkruar se Kate mund të sjellë fëmijën e saj të katërt dhe pas kësaj të gjitha mediat janë mbushur me këtë lajm.

Tabloidi shkruan:

Burime pranë çiftit thonë se ajo është shtatzënë me fëmijën e katërt. Kate ka gjithë shenjat dhe më parë, ajo dhe William kanë thënë se duan katër fëmijë.”
Kate është nënë e Princit George, katër vjeç dhe Princit Louis dy muajsh, si dhe Princeshës Charlotte 3 vjeç.

Sipas tabloidit, Kate vesh rroba të lirshme, po shmang alkoolin dhe ka neps për ushqime indiane. Si dhe, po ha biskota me livando që ndihmojnë me të përzierat e mëngjesit si pasojë e shtatzënisë.
Sa mundësi ka që Kate të jetë sërish shtatzënë, kaq shpejt pas sjelljes në jetë të një fëmijë? Pak mundësi. Përtej besueshmërisë së tabloidit apo burimit të tij, gjithë shenjat e shtatzënisë mund të jenë thjesht shenja të një gruaje që lindi para tre muajsh.

Megjithatë princ William ka thënë më herët se do pesë fëmijë por Kate do të mjaftohet me katër, e megjithatë ende nuk e kanë plotësuar numrin.