PËR FYTYRË BEBI SI DUA LIPA/ Këngëtarja ju tregon produket që ju duhen – AlpeGossip
PËR FYTYRË BEBI SI DUA LIPA/ Këngëtarja ju tregon produket që ju duhen

PËR FYTYRË BEBI SI DUA LIPA/ Këngëtarja ju tregon produket që ju duhen

Dua Lipa, lëkura e së cilës është e shëndetshme dhe me shkëlqim, tregoi për Stylist produktet që përdor për ta mbajtur fytyrën nën kontroll.

“Në darkë, pastroj makeup-in me një vaj trëndafili të egër nga Pai, pastaj përdor një larës në formë kremi dhe aplikoj një serum probiotik të Esse,” tha ajo.

Probiotikët janë mikroorganizma që pastrojnë organizmin nga përbërësit e dëmshmëm dhe nxisin prodhimin e vitaminave.

“Në mëngjes, përdor larësin krem dhe më pas aplikoj një serum me niacinamide nga një markë dermatologjike, Synergy, pastaj vendos hidratues dhe SPF.”

Niaminacidet janë formë e vitaminës B3 dhe ndihmojnë në parandalimin e akneve, problemet me pigmentimin dhe rrudhat.

Për buzët, Dua përdor zbutësin e Glossier Birthday Balm, ndërsa rimeli i saj i preferuar është Volume Effet Faux Cils i YSL.