DALIN HAPUR PUBLIKISHT/ Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi konfirmojnë lidhjen me një foto – AlpeGossip
DALIN HAPUR PUBLIKISHT/ Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi konfirmojnë lidhjen me një foto

DALIN HAPUR PUBLIKISHT/ Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi konfirmojnë lidhjen me një foto

Prej kohësh përflitet se Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi janë në një romancë. Ata as nuk e kanë pohuar ndonjëherë dhe as nuk e kanë mohuar dashurinë mes tyre. Kanë vazhduar të qetë lidhjen e bukur që duket se ka lindur mes aktorit dhe këngëtares së njohur. Mirëpo, pas zhurmës që kanë krijuar, me sa duket ka ardhur momenti që ata ta pranojnë se janë së bashku dhe më të lumtur se asnjëherë tjetër. Foton e parë zyrtare si çift e ka publikuar Romeo, i cili e shikon plot dashuri Jonidën, njësoj siç e shikon edhe ajo.

“Mision i mundur 9”,-shkruan bashkangjitur fotos Romeo dhe Jonida që komenton me disa zemra të zeza, njësoj si edhe veshja e tyre.

Kjo foto nuk ka nevojë për shumë koment, pasi Romeo i Jonidës i ka thënë të gjitha.