KËNGËTARE ME FAMË BOTËRORE/ Ava Max flet shqip dhe tregon lidhjen e fortë me rrënjët e saj (VIDEO) – AlpeGossip
KËNGËTARE ME FAMË BOTËRORE/ Ava Max flet shqip dhe tregon lidhjen e fortë me rrënjët e saj (VIDEO)

KËNGËTARE ME FAMË BOTËRORE/ Ava Max flet shqip dhe tregon lidhjen e fortë me rrënjët e saj (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koci, ka arritur një sukses të madh me hitet e saj, të cilat numërojnë mijëra klikime në Youtube. Po ashtu, ajo ka kapur vendet e para në top lista.

Të hënën, me datë 31 gusht, Ava do të japë një intervistë ekskluzive në emisionin “Ditë e re”, në RTV Ora. Gjatë intervistës, këngëtarja flet shqip për herë të parë dhe lajmin e bukur e ka dhënë moderatorja Arjola Shehu.

Arjola ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një sekuencë nga intervista e së hënës, ku dëgjohet Ava duke folur shqip për rrënjët e saj.