“NDJEJ DHIMBJE NË GJOKS”/ Ronela reagon sërish pas humbjes: Dje dola për të pirë dhe… – AlpeGossip
“NDJEJ DHIMBJE NË GJOKS”/ Ronela reagon sërish pas humbjes: Dje dola për të pirë dhe…

“NDJEJ DHIMBJE NË GJOKS”/ Ronela reagon sërish pas humbjes: Dje dola për të pirë dhe…

Këngëtarja Ronela Hajati nuk mundi të kualifikohej në finalen e madhe të Eurovisionit. Pavarësisht zërit dhe performacës e cila ngjalli shumë debate e diskutime, rrugëtimi i saj dhe i Shqipërisë në Eurovision mbaroi mbrëmë.

Ronela ka reaguar sërish sot në lidhje me atë se çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar. Nê një postim në Instagram ajo ka shkruar se direkt pas Eurovisionit ka dalë për të pirë për të harruar gjithçka që ndodhi. Ndërsa shton se finalen e meritonte, por sipas saj Zoti i di gjërat më mirë.

“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! Ju dua!,” shkruan ajo në anglisht.