Unë dhe e dashura ime ishim shumë të lumtur kur ajo zbuloi se ishte shtatzënë, madje ajo u lumturua po aq sa edhe unë.
Kështu e nis historinë një djalë 26 vjeçar, i cili shprehet se pas pak e dashura e la pa i dhënë shumë shpjegime…madje ajo kishte vendosur që të abortonte dhe se njëkohësisht po fliste me një tjetër mashkull.
“Ishim bashkë për 6 muaj. I thamë njëri tjetrit të dua dhe unë mendoja se ajo ishte e “duhura”. Jam 26 kurse ajo është 23 vjeç. Por papritmas, mësuam se ajo ishte shtatzënë. Më tha se nuk ishte gati të bëhej mama. U mërzita për këtë fakt por vendosa që të mbështes vendimin e saj. Një javë më vonë ajo thuajse u zhduk. Nuk më përgjigjej. Kur i kërkova të më shpjegonte se çfarë kishte që nuk shkonte, ajo më la. Më tha se nuk më do dhe se lidhja jonë ishte vetëm seks. Madje më tha se ajo po fliste me një tjetër djalë. Javën tjetër ajo do të abortojë dhe shpresoja që lidhja jonë të riniste. Çfarë duhet të bëj?!
Kjo është historia e publikuar në gazetën britanike The Sun.
Drejtuesja e seksionit Deidre Sanders i dha këtë përgjigje 26 vjeçarit:
Një ndarje do të ishte zemër-thyese, nëse ju do të kishit mirëpritur një fëmijë. Por nuk do të ishte e drejtë nëse për të dashurën tuaj, nëse ajo nuk do të vijojë shtatzaninë pasi nuk është gati për të qenë një mama, apo nëse ajo mendon se lidhja juaj nuk është e duhura.
Kjo do të sillte vetëm një sasi më të madhe palumturie për këdo.
Dil me miqtë e tu dhe merr kohën e nevojshme për të rikuperuar dhe më pas do të ndihesh më mirë, në mënyrë që të njohësh një vajzë e cila është vërtetë e “duhura” për ty.