“NUK KAM QENË KURRË E LIDHUR ME…”/ Nga “Stracciatella” tek Flori Mumajesi, Fifi tregon të gjitha – AlpeGossip
“NUK KAM QENË KURRË E LIDHUR ME…”/ Nga “Stracciatella” tek Flori Mumajesi, Fifi tregon të gjitha

“NUK KAM QENË KURRË E LIDHUR ME…”/ Nga “Stracciatella” tek Flori Mumajesi, Fifi tregon të gjitha

Mbrëmjen e djeshme ‘Shiko kush luan’ ka vënë para lojrave personazhet që kanë qenë pjesë e e misionit në të gjitha sezonet e tij. Ndër ta edhe Fifi, e cila sot është vendosur për të disatën herë para pyetjeve pikante.

Kur u përball me pyetjen për personin që e shikon si partnerin ideal, këngëtarja zbuloi se është Flori Mumajesi, me të cilin është përfolur edhe për një lidhje romantike, por këtë të fundit nuk e ka pranuar.

Ajo madje pohoi se nuk ka qenë kurrë në një lidhje me “Stracciatella-n”, por ka dashur të jetë me të, ndonëse disa puntata më parë ajo tregoi se e kishte bërë tatuazh tek krahu pseudonimin me të cilin e thrriste për ta pasur gjithmonë me vete.

Ndërsa për konfliktin me Taynën që ka kohë që u bë lajm, Fifi zgjodhi të mos flasë, megjithëse nuk ja përtoi një gjuajtje. Mesa duket gjërat mes tyre vazhdojnë të jenë keq, që pasi këngëtarja u shpreh se kënga ‘Qe Qe’ është e dobët.