AURELA GAÇE I “MERR” BURRIN DELINA DISHËS/ Si nisi dhe si përfundoi shakaja e rrezikshme e këngëtares – AlpeGossip
AURELA GAÇE I “MERR” BURRIN DELINA DISHËS/ Si nisi dhe si përfundoi shakaja e rrezikshme e këngëtares

AURELA GAÇE I “MERR” BURRIN DELINA DISHËS/ Si nisi dhe si përfundoi shakaja e rrezikshme e këngëtares

Këngëtarja Aurela Gaçe ka ndarë disa momente nga projekti i saj i ri muzikor, “Në të zënça” dhe vështirësitë për të gjetur personazhin e duhur për të luajtur rolin e djalit.

aurela gace delinda disha

Ajo ka ndarë në “Facebook” zanafillën e gjithë kësaj historie dhe gjithçka paska nisur gjatë një bisede me aktoren e humorit Delinda Disha.

Aurela tregon se asnjë nga modelët për klipin e ri nuk po i dukej i përshtatshëm, derisa takoi një ditë aktoren dhe kuptoi se i shoqi, Eldo, i përshtatej mjaft mirë rolit të atij djalit që e do gjithë lagjja, siç thotë Aurela.

Ajo tregon se me batutë i ka kërkuar burrin borxh Delindës, e cila ia ka mbajtur shakanë e i ka thënë se “po, vetëm të mos e bëj rrugë”.

“Isha në kërkim të një modeli dhe aktori për klipin e ri. Isha në hall. O i gjeja shumë të rinj, o shumë të ëmbël, o shumë portrete tip mafie (s’më shkonin me këngën) e s’po gjeja atë që ne e quajmë ‘Danoç’, që e do gjithë lagjia për shembull. Takoj rastësisht Delinda Dishën edhe pap-pap mendimi i parë që më erdhi….Uuuuu burri i Delit është fiks edhe u hodha në sulm. I them: A do ma japësh një çikë burrin? Ajo që e njeh humorin tim, plus dihet që është ‘nona’ me rolet e saj, direkt ma hodhi batutë: Ta lë moj çupë, ta lë, po se mos e bën rrugë”, shkruan Aurela.

Në klipin në fjalë është figurant jo vetëm burrë i Delindës, skenograf në spektaklin “Klanifornia”, por edhe fëmijët e tyre, vajza e dytë e Aurelës dhe djalit i Delindës dhe Eldos.

aurela gace (8)

Ngacmimeve të ndjekësve se si nisi dhe si përfundoi shakaja e rrezikshme e këngëtares dhe ku ishte Delinda kur ajo xhiroi skenat e klipit me burrin e saj, Aurela iu përgjigj se në fakt ajo ishte e pranishme pasi ishte regjisorja e klipit.

Si Aurela ashtu dhe Delinda janë shumë të lumtura në jetën private pasi kanë familje të konsoliduara. Aurela është e martuar me menaxherin e saj Skerdi dhe janë prindër të dy vajzave.

Po ashtu Delinda dhe Eldo punojnë gjithmonë bashkë dhe po planifikojnë të zgjerojnë familjen me fëmijë të dytë, sipas një deklarate televizive të Delindës.

Nga viti 2021, Delinda ka marrë të gjithë përmbushjen e kërkuar në jetën familjare e karrierë duke i lënë një shije të mirë.

Si të gjithë që presin diçka nga vetja në vitin që sapo kemi prekur, edhe në planet e aktores përfshihet një gëzim i madh, të cilin, bashkë me të, urojmë ta dëgjojmë sa më shpejt. Por çfarë pret nga 2022-shi, meqë sa kemi hyrë?

“Unë jam një natyrë që i vë vetes qëllime, detyra dhe dua që në fund të vitit t’i realizoj. Por jam edhe natyrë që pres momentin, pres projektin që mund të më vijë, pra, jo çdo gjë është e ndarë me thkë. Do doja shumë që në 2022 familja jonë të zgjerohej dhe të kishim një fëmijë tjetër. Ka kohë që djali, Dasantini, e kërkon dhe thotë ‘dua ose motër, ose vëlla”, tha ajo në “Shije Shtëpie”.

Më tej, Delinda u shpreh se djali tashmë është rritur dhe ka ardhur koha e zgjerimit të familjes. Për sa i përket karrierës apo aspekteve të tjera, sjellja e një fëmije në jetë është një zgjedhje që merret në konsideratë nga të dyja palët për të arritur vendimin e përbashkët.

“Ndonjëherë janë vendime që merren, sepse unë dhe Eldo Dasantinin e kemi bërë me planifikim familjar. Si Dasantini, edhe fëmija tjetër që do të vijë në jetë nuk është aksidentale”, rrëfeu aktorja.