PËRFLITEN PËR NJË LIDHJE DASHURIE/ Ana e “Përputhen” kapet sërish mat me reperin shqiptar (VIDEO+FOTO) – AlpeGossip
PËRFLITEN PËR NJË LIDHJE DASHURIE/ Ana e “Përputhen” kapet sërish mat me reperin shqiptar (VIDEO+FOTO)

PËRFLITEN PËR NJË LIDHJE DASHURIE/ Ana e “Përputhen” kapet sërish mat me reperin shqiptar (VIDEO+FOTO)

Prej ditësh në media po qarkullohet një romancë e mundshme mes reperit Bardhyl Idrizi dhe konkurrentes aktuale të përputhen, Ana.

Gjithçka nisi pas story-ve të panumërta të Anës duke dëgjuar këngën e Bardhit, “Betohemi”, për të cilën tregonte se e kishte të preferuar.

Madje, pëlqimi i këngës nuk kishte mbetur me kaq, por dy të rinjtë ishin takuar dhe në rrjet qarkulloi më herët një video e tyre së bashku.

 

Por kjo nuk është hera e vetme kur Ana dhe Bardhi janë parë së bashku.

Burime për “Prive” i kishin kapur sërish “mat” të rinjtë, teksa zbrisnin së bashku nga makina.

Siç dihet sipas rregullores së “Për’puthen’, asnjëri prej konkurrentëve s’duhet të krijojë lidhje jashtë emisionit, për sa kohë “po lufton” për të gjetur dashurinë në ekran dhe po del në takime me djemtë në emision.

Por, si qëndron puna e lidhjes së Anës dhe Bardhit?

Ky i fundit, teksa ishte i ftuar në emisionin dhe afterparty-n e Luana Vjollcës, tregoi më në fund statusin e tij aktual.

“Në lidhje apo single?”- ishte pyetja të cilës Bardhi iu përgjigjij “Single”, duke mos lënë dyshime për asgjë më shumë me Anën.

Ndërkohë, konkurrentja ende nuk ka reaguar për këto lajme.