Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Miriam Cani zhvilloi një mini-intervistë me ndjekësit e saj dhe la të kuptohet se ka ndërmend të bëjë sërish fëmijë.
“Mendon të kesh edhe ndonjë fëmijë tjetër?” e pyeti një prej fansave.
Ndërsa këngëtarja u përgjigj: “Pse jo? Kurrë mos thuaj kurrë. Fëmijët janë parajsa mbi tokë.”
Miriami tregoi se edhe ajo e Albani kanë zënkat mes tyre dhe tema kryesore për të cilën zihen janë fëmijët.
“Natyrisht që grindemi dhe tema numër 1 cila është? Fëmijët. Pse bërë zhurmë e zgjove? Pse e puthe aq shpejt? Pse e rrotullove aq shpejt? Pse e ushqeve aq shpejt? Pse, pse, pse?”, u shpreh ajo.
Miriami tregoi se Albani është një baba shumë i përkushtuar dhe mjaft i lidhur me fëmijët.
“Është shumë i përkushtuar dhe tepër i lidhur me fëmijët. Në shtëpinë tonë mbajmë radhën për të puthur e përkëdhelur Amelin dhe Duamin. E kemi pak të tepruar këtë pjesë, por nuk rezistojmë dot”, tha Miriam.