JA PLASIN KEQ/ Roza Lati nuk la gjë pa i thënë, por Keisi “e bëri për një lekë” – AlpeGossip
JA PLASIN KEQ/ Roza Lati nuk la gjë pa i thënë, por Keisi “e bëri për një lekë”

JA PLASIN KEQ/ Roza Lati nuk la gjë pa i thënë, por Keisi “e bëri për një lekë”

Dy ditë pas akuzave të Keisit lidhur me skeçin e Roza Latit dhe Stresit në “Why Not”, moderatorja reagoi me disa postime në InstaStory-n e saj.

Roza u shpreh se ideja e skeçit ishte në plan që në tetor të vitit 2018. Qëllimi kryesor i këtij skeçi sipas Rozës ishte “të nxjerrë mirë të dashurin tënd” dhe pohoi se vetë Stresi kishte rënë dakord për ta bërë këtë skeç.

Moderatorja tha se nuk e kishte pritur aspak mirë reagimin e Keisin dhe fjalët e saj “të janë tharë idetë” drejtuar Rozës.

Madje Roza iu drejtua Keisit me fjalët “Zonjushë e vogël, ke ngrënë bukë tek shtëpia e shokut tim.”

Pas reagimit të Rozës, edhe Keisi nuk e ka lënë pa një përgjigje përfundimtare duke bërë një video live në Instagram.

 

“Më fal, kush ta sheh emisionin ty? Unë të thashë çfarë kisha për të thënë, ti po vazhdon “pas pilafit” me budallallëqet e tua që s’i interesojnë kujt. Unë nuk do bëj më shkrim publik apo të merrem mëngjes-drekë-darkë me këtë budallëk që ka thënë kjo. Ideja ishte që një histori që unë përjetova, kaloi dhe unë mora pjesë duke i qëndruar pranë personit tim dhe tani kjo po bën skeç, për të qeshur. ‘Ha ha ha’, ishte shumë për të qeshur, kur ktej thotë jam feministe dhe bën si e zgjuar. Po të ishe femër feministe do e dije që s’ka asgjë për të qeshur, s’do talleshe me hallet e të tjerëve apo me problemet, s’do fusje hundët, s’do bëje skeçe. Ai ka dalë në shumë interviste duke sqaruar si ishte muhabeti, por asnjë nuk ka bërë degjenerime të tilla.”- shprehet Keisi, siç mund ta shihni në videon e ruajtur nga “Iconstyle.al”.

Gjithashtu, në një tjetër postim në InstaStory, Keisi i bën me dije edhe njëherë Rozës se nuk është shoqja por gruaja, dhe Stresi nuk është i dashuri por bashkëshorti i saj.

Më tej, Keisi shton se s’ka ndërmend të merret më me këtë çështje.