Ky është momenti tonditës kur një burrë i dehur kafshohet nga luani, pasi u mundua ta prekë atë duke futur dorën përmes grilave të kafazit.
Videoja shokuese është filmuar në kopshtin zoologjik Rosy Walther në Honduras, ku shihet burri i dehur duke e futur dorën brenda grilave të kafazit.
Fillimisht luani injoron burrin, por kur e sheh që ai nuk e kishte ndërmend të largohet i vërsulet burrit dhe ia ngul dhëmbët e mprehtë në dorë.
Burri i dehur u dërgua me urgjencë në spital.













