GARDEROBA E DONATELLA VERSACES/ Ja problemi që ka si të gjitha vajzat – AlpeGossip
GARDEROBA E DONATELLA VERSACES/ Ja problemi që ka si të gjitha vajzat

GARDEROBA E DONATELLA VERSACES/ Ja problemi që ka si të gjitha vajzat

Ikona e modës Donatella Versace është treguar zemërgjerë duke na treguar gardërobën e saj. Në fakt ajo është një shtëpi e tërë me veshje, por çfarë rëndësie ka kjo? Shumë njerëz i kanë kërkuar stilistet së famshme italiane që të tregojë gardërobën e saj dhe ajo më në fund është bindur që të na lejojë të shikojmë brenda saj.

Sigurisht që brenda dollapit të saj mbizotron firma Versace dhe ajo me shaka gjatë videos thotë “Oh më kanë vjedhur çantën time”. Edhe pse ka këtë garderobë të madhe, sërish Donatella ka një problem të madh si të gjitha vajzat: ajo nuk ka se çfarë të veshë në mëngjes. Ky në fakt është një problem që çdo vajzë e ka, mirëpo Donatella me siguri e ka thënë me shaka, pasi vetëm asaj nuk i mungojnë veshjet dhe idetë për krijime të ndryshme.