“I premtova të luftonim për dashurinë si për bukën e gojës”/ Aktori shqiptar rrëfen historinë me bashkëshorten – AlpeGossip
“I premtova të luftonim për dashurinë si për bukën e gojës”/ Aktori shqiptar rrëfen historinë me bashkëshorten

“I premtova të luftonim për dashurinë si për bukën e gojës”/ Aktori shqiptar rrëfen historinë me bashkëshorten

Genc Fuga dhe Eni Jani janë një nga çiftet më të dashur shqiptarë që kanë fituar simpatinë e publikut me rolet e shumta në skenë.

Historia e tyre dashurisë filloi gjatë kohës që aktorja kryente fakultetin dhe aktori ishte pedagogu i saj dhe tashmë pas disa vitesh ata janë prindër të dy vajzave, Stina dhe Ajri.

Ndërkohë në një intervistë për “Panorama plus” Genci ka rrëfyer historinë e dashurisë dhe çfarë i premtoi ai studentes së tij para se të bëheshin çifti i konsoliduar që janë sot.

“Nuk i premtova botën se nuk e kisha këtë mundësi, nuk i premtova perfeksion se asnjë nuk është i tillë, por siguruam njëri-tjetrin që do të luftonim çdo ditë për ta arritur atë, duke filluar nga gjërat e vogla. Është në bindjen time që duhet luftuar përditë si për bukën, ashtu edhe për dashurinë! Nuk ka asgjë absolute! Gjithçka është relative e mbahet në balanca shumë të brishta.” – u shpreh aktori gjatë intervistës.

Eni dhe Genci së fundmi janë bërë pjesë e spektklit “Dance with me” ku konkurojnë si çift.