"MË HOQËN NGA PUNA VETËM ME NJË MESAZH"/ Graciano Tagani largohet nga trupa e Albi Nakos (VIDEO) - AlpeGossip
“MË HOQËN NGA PUNA VETËM ME NJË MESAZH”/ Graciano Tagani largohet nga trupa e Albi Nakos (VIDEO)

“MË HOQËN NGA PUNA VETËM ME NJË MESAZH”/ Graciano Tagani largohet nga trupa e Albi Nakos (VIDEO)

Graciano Tagani është një prej balerinëve profesionistë shqiptarë më të njohur. Ai u shkëput një periudhë nga trupa e baletit të Albi Nakos për të marrë pjesë në “Dancing With The Stars”, e për t’u rikthyer përsëri në Tv Klan.

Balerini do të jetë i ftuari i javës në banakun e emisionit “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës, ku ka treguar se nuk është më pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos. Pa komplekse, ai ka treguar ekskluzivisht dhe me detaje mënyrën se si është komunikuar largimi i tij, të cilin nuk e priste kurrësesi në atë mënyrë.

“Nuk jam më, tashmë prej tre javësh. Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga WhatsApp-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën.”