"DOJA TIPARE MASHKULLORE"/ Shihni rrugëtimin i një transgjinori (FOTO) - AlpeGossip
“DOJA TIPARE MASHKULLORE”/  Shihni rrugëtimin i një transgjinori (FOTO)

“DOJA TIPARE MASHKULLORE”/ Shihni rrugëtimin i një transgjinori (FOTO)

Për Harrison Massie, tranzicioni gjinor nga vajzë në djalë nuk ishte vetëm një kthim nga një gjini në tjetrën. Shtatë vite më parë, Harrison, sot 29- vjeç, filloi rrugëtimin e tij drejtë “të ndjerit më shumë vetvetja.”

“Unë nuk ndihem në siklet të them që një herë e një kohë isha një grua,” shprehet Harrison, që jeton në St. Louis, Missouri. “Sigurisht është një pjesë e asaj që unë jem dhe se si u rrita, ndaj më pëlqen që kam perspektivë mbi të dyja gjinitë.”
Por Harrison dëshironte të ndihej më komod me fizikun, donte tipare mashkullore si për shembull gjoks të sheshtë.

Kur ai nisi rrugëtimin e tij, Sara Swatay, fotografe njëkohësisht mikeshë e Harrison vendosi të dokumentonte gjithçka. Foto pas fotoje, vit pas viti.

“Në punët e mia të mëparshme, unë kurrë nuk kam patur mundësinë të lidhem me dikë aq shumë sa të dokumentoj tranzicionin e tij që nga fillimi,” ka treguar Swaty, që me Harrison- in është njohur në shkollë kur ishin ende adoleshentë.

“Unë gjithmonë udhëhiqem nga foto me koncepte të qarta që i përkojnë idesë që unë dua të transmetoj”, ka treguar ajo. “Por me Harrison- in, e gjeta veten duke ndjekur udhën e tij dhe bëra më të mirën për ta kapur atë ashtu si ndihej, jo siç e shihja unë.”

Refuzimi nga familja dhe rrethi shoqëror është diçka që ndodh me pjesën më të madhe të transgjinorëve, por kjo nuk ndodhi në rastin e Harrison që gjithmonë pati mbështetjen e njerëzve të dashur.

Në vitin 2016 një studim i publikuar nga LGBT Health tregoi se 31% e transgjinorëve përballen me forma të moderuara të përjashtimit nga familjet e tyre. Ndërsa 14% përballen me përjashtim të drejtëpërdrejtë.

Një tjetër studim doli në përfundimin se gati gjysma e transgjinorëve meshkuj kanë menduar të vetëvriten të paktën një herë.

“Harrison ka qenë miku im, shoqëruesi im,” është shprehur babai i tij Robbin, një ish- mësues i dalë në pension rreth të 60- ve. “Ai tha që po i nënshtrohej tranzicionin për t’u kthyer nga vajzë në djalë dhe unë isha në rregull me këtë.”

E ëma e Harrison- it Stephanie ka treguar se për të ishte e vështirë të përtypte tranzicionin e djalit të saj. “Ishte njësoj si vdekja e atij fëmije.”

Me kalimin e kohës, ajo kuptoi se ishte po i njëjti njeri dhe se marrëdhënia e tyre nuk do të ndryshonte. “Ai është ende bebushi, ende drita e dhomës.”

“E dija që kjo ishte ajo që ai donte të bënte dhe që do ta bënte më të lumtur, ai ka aq shumë lumturi,” ka treguar motra e madhe e Harrison Jasa. “Unë jam shumë krenare për të dhe për burrin që është bërë.”

Harrison dhe e fejuara e tij 29- vjeçarja Sandra Manzoni bariste dhe performuese e akrobacive në ajër, u njohën dy vite më parë dhe tashmë kanë blerë shtëpinë e tyre në St. Louis.

Harrison ka rrëfyer se sa nervoz ishte në fillim kur i kërkoi Manzoni- t të dilnin bashkë, ai i thoshte miqve të tij se i ndalej fryma kur ishte afër saj.

“Tashmë kam mësuar të marr frymë më të nëpër shtëpi,” ka thënë Harrison me shaka.

Rrethi i ngushtë shoqëror i 29- vjeçarit kanë rrëfyer se u surprizuan tej mase kur morën vesh vendimin e tij. Megjithëse e kishin nuhatur disi nga gjërat që ai thoshte apo bënte, pra në një farë mënyrë e kishin pritur pak.

“Kur ai u shfaq si transgjinor, ne pamë njëra- tjetrën dhe thamë ‘duh’”, ka treguar George Caputa, një prej mikeshave më të mira që tani jeton në Gjermani.

“Kur ti e do dhe e mbështet dikë që është transgjinor, gjinia e tij ka shumë pak ndikim në dashurinë tënde për të.”

Në muajt e parë kur Harrison filloi terapinë hormonale, grupi i miqve të tij mblidhej për të festuar e për ta bërë atë të ndihej rehat.

“Të kaluarit kohë me një grup kaq të bukur njerëzish dhe të ndjerit të dashurisë që ata japin është pa dyshim frymëzuese,” ka treguar Swaty.

Por përsëri Harrison u përball me shumë sfida.

“Në fillimet e tranzicionit e kisha shumë të vështirë të gjeja një punë që më përshtatej. Sa herë që përpiqesha t’i shpjegoja intervistuesit tim punën e emrit të mëparshëm dhe të emrit aktual ai bëhej konfuz dhe nuk më merrte në punë.”

Fatmirësisht Harrison tashmë ka gjetur veten në punën si barist në një vend ku ai mund të shprehë lirisht veten dhe të vlerësohet.

Kujdesi shëndetësor ishte gjithashtu një ndër shqetësimet e tij madhore. Ndonjëherë gjetja e testosteronit me një çmim të arsyeshëm nuk ishte e mundur, ndaj ai përfundonte duke paguar për të më shumë. Ai ka treguar se i duheshin diku tek 110 dollarë çdo muaj për shtatë vite rresht, pra më shumë se 90000 dollarë në total.

Sigurimi shëndetësor vazhdon të mbetet ende një shqetësim për Harrison- in. Duke marrë në kosideratë që do t’i duhet t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjeve kirurgjikale për rimodelimin e kraharorit. Me inkurajimin e miqve dhe i rraskpitur nga lidhja e gjoksit me një korse të shtrënguar për vite me radhë, 29- vjeçari tashmë është regjistruar në një faqe online nëpërmjet së cilës synon të mbledhë të ardhura për operacionin e tij.

”Gjithmonë jam ndjerë sikur operacioni ishte diçka e paarritshme për shkak të faturës, gjë gjë më ka marrë 7 vite pritjeje. Kështu që kjo është rruga ime, ju lutem më ndihmoni të ndihem më mirë, jo vetëm për dhimbjen që kam por për vetëvlerësimin.”

Kështu ka shkruar Harrison në profilin e tij në këtë faqe.

Shumë shpejt ai ja doli të grumbullonte 8 330 dollarë duke kaluar kështu targetin fillestar prej 8 000 dollarësh.

Gjatë këtyre shtatë viteve Harrison ka kaluar nga “vajza e bukur” në shkollë tek vetvetja, “mjekërrkuqi i bukur” dhe është afër ëndrrës së tij për të bërë plazh në publik.

“Ka qenë fat, karma, bekim çdo gjë ku mund të besohet. Sinqerisht kurrë nuk e kisha menduar se do të arrija një ditë në këtë pikë të jetës time,” ka treguar ai.