BEBE REXHA SHTATËZANË/ Kapet “mat” me barkun e rrumbullakosur (FOTO) – AlpeGossip
BEBE REXHA SHTATËZANË/ Kapet “mat” me barkun e rrumbullakosur (FOTO)

BEBE REXHA SHTATËZANË/ Kapet “mat” me barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Këngëtarja shqiptare e hitit “I’m a mess” Bebe Rexha po korrë një sukses të madh në tregun ndërkombëtar dhe këngët e saj po kthehen në hite. Pasi u nominua për çmimet ‘Grammy’, këngëtarja bjonde së fundmi ka dhënë lajmin e mirë se së bashku me Dua Lipën janë nominuar për çmimet ‘Billboard’.

Mirëpo, një vëmendje të madhe ka marrë së fundmi edhe jeta private e Bebes. Shumë fansa kanë shpërndarë disa foto të Bebes të bëra nga paparazzit dhe kanë ngritur aludimet se këngëtarja është shtatzënë.

Në foto Bebe shihej me barkun e fryrë dhe të gjithë ishin të bindur se ajo është në pritje të ëmbël. Megjithatë këto lajme i ka hedhur menjëherë poshtë këngëtarja e cila ka sqaruar se nuk është shtatzënë por thjesht topolake.