Flet adoleshentja që mban 16 gjarpërinj në shtëpi: Më kafshojnë çdo ditë, por… – AlpeGossip
Flet adoleshentja që mban 16 gjarpërinj në shtëpi: Më kafshojnë çdo ditë, por…

Flet adoleshentja që mban 16 gjarpërinj në shtëpi: Më kafshojnë çdo ditë, por…

Kur ishte 14 vjeçe, Zee pa një gjarpër në një dyqan kafshësh dhe vendosi menjëherë ta blinte. Mblodhi lekët me të vëllanë dhe e çoi në shtëpi. Sot, ajo trajnohet në veterinari dhe zotëron plot 16 gjarpërinj që jetojnë në dhomën e saj të gjumit. Të preferuarit e saj janë një Birmanez 5 metërsh, një boa constrictor, një piton mbretëror dhe një piton gjaku.

Edhe pse është kafshuar pa fund herë, 21-vjeçarja mendon se gjarpërinjtë s’do të tregoheshin kurrë agresiv qëllimisht ndaj saj.

“Më kafshojnë thuajse çdo javë,” tha ajo. “Varet dhe nga graviteti i kafshimit. Nëse më kafshon teksa e ushqej, mënyra më e mirë për ta larguar është alkooli. Nëse s’më lëshon, i fus kokën nën ujë.

Nëse është gjarpër i vogël, thjesht pres. Më lëshojnë herët a vonë. Nëse më kafshojnë dhe më lëshojnë brenda sekondit, pastroj plagën dhe vazhdoj ç’po bëja.

Gjarpërinjtë nuk duan të na vrasin; nuk duan të na lëndojnë. Janë kafshë shumë nervoze,” thotë ajo.

“E preferuara ime është Scarlet, pitoni im birmanez. Është krenaria dhe gëzimi im. Mezi e ngre sipër vetëm, zakonisht duhen dy njerëz për t’u marrë me të percjell anabel.”

Zee i lëshon shpesh gjarpërinjtë në korridor ku mund të shëtisin lirshëm. Ndonjëherë ngecin nën parket dhe Zee detyrohet të thërrasë zjarrfikësit për t’i nxjerrë prej andej.

Pitonët birmanezë të Zee ushqehen një herë në muaj me lepuj të mëdhenj, 3-6 kilogram, ndërsa gjarpërinjtë më të vegjël ushqehen me minj dhe zogj.

“Janë kafshë shumë tërheqëse sipas meje. Janë të dashur, janë aq të padëmshëm sa s’do të më kafshonin kurrë agresivisht” shton Zee.

“Më fërshëllejnë, kthehen në bark si për të më thënë që s’duan të rrinë vetëm. Kjo është më e keqja që mund të bëjnë dhe ç’nuk durohet këtu?

Si të mos i dua. Janë kafshë mahnitëse dhe mësoj diçka të re rreth tyre çdo ditë.”