PAS ZËNKËS ME SHAKOHOXHËN/ Ja tek cili televizion do e shohim Ilda Bejlerin – AlpeGossip
PAS ZËNKËS ME SHAKOHOXHËN/ Ja tek cili televizion do e shohim Ilda Bejlerin

PAS ZËNKËS ME SHAKOHOXHËN/ Ja tek cili televizion do e shohim Ilda Bejlerin

Prej disa ditësh në media po përflitet për një largim të mundshëm të Ilda Bejlerit nga Digitalb.

Pas 11 vitesh karrierë në këtë platformë thuhet se moderatorja seksi do të largohet, pas një debati me Dritan Shakohoxhën.

E teksa të gjithë presim konfirmimin e Ildës, “Revistawho.com” ka publikuar një fototë saj me Ed Manushin.

Mësohet se takimi i tyre ka zgjatur për disa orë dhe Ilda gjatë gjithë bisedës është shfaqur mjaft entuziaste.

Mesa duket moderatorja do të nënshkruajë një kontratë tjetër brenda “Top Media”.

Duke qenë se Ed Manushi ka dy emisione në “Top Channel”, me shumë gjasa Ildën do e shohim tek “Procesi Sportiv”, pasi bukuroshja është shprehur se nuk e lë dot sportin.

Nëse Ilda ka vendosur ta lërë surprizë emisionin e saj, ne duhet të presim shtatorin për ta zbuluar.