Ditën e djeshme në media të ndryshme qarkulloi lajmi se marrëdhënia midis këngëtares së njohur Elvana Gjata dhe Orinda Huta ishte ftohur dhe dy vajzat e njohura të ekranit ishin zënë dhe prej kohësh nuk flisnin.
Sipas tyre arsyeja ishte sherri i Orindës me Flor Mumajesin dhe si rrjedhojë dhe raporti midis tyre kishte ndryshuar dhe prej vitesh nuk janë parë më bashkë.
Megjithatë pak minuta më parë moderatorja Orinda Huta ka sqaruar një herë e mirë marrëdhënien me Elvanën. Ajo ka mohuar se nuk flet me Elvanën nëpërmjet një postimi që ka bërë në instastory.
Orinda ka shpërndarë një foto të lajmit të përfolur dhe përmbi të ka shkruar: “Kush i tha këtyre që ne i kemi ngrirë marrëdhëniet”, duke etiketuar edhe këngëtaren e njohur