Mendoni se ushqeheni si duhet? Ermal Mamaqi na la pa fjalë, tregon se si ushqehet në ditën e parë si vegjetarian...(FOTO) - AlpeGossip
Mendoni se ushqeheni si duhet? Ermal Mamaqi na la pa fjalë, tregon se si ushqehet në ditën e parë si vegjetarian…(FOTO)

Mendoni se ushqeheni si duhet? Ermal Mamaqi na la pa fjalë, tregon se si ushqehet në ditën e parë si vegjetarian…(FOTO)

Mënyra e të ushqyerit ka rregulla strikte për Vip-at dhe kujdesi ndaj dietave është maksimal kur bëhet fjalë për të ruajtur format trupore në perfeksion duke marrë parasysh se jemi në prag të sezonit veror.

Por ja që ajo që është normale dhe e duhura për shumë nga ju nuk mund të jetë e ngjashme për të gjithë. Vip-at e showbizz-it si Ermal Mamaqi dinë ti hedhin poshtë rregullat e ushqimit në të gjithë botën me kontrastet që krijojnë.

Ju mund të hani sallatëra, perime të ziera, dhe ushqime të konsultuara me dietologun por Ermali ka stilin e vetë dhe pa ia ndjerë fare ka treguar sesi ushqehet në ditën e parë si vegjetarian.

Në foto shihet duke u bërë gati të konsumojë një racion goxha të konsiderueshëm mishi ndërsa si mbishkrim lë komentin: “Dita e parë si vegjetarian…”.

Për Vip-at si Ermali mesa duket rregullat janë bërë për tu thyer, ky postim e tregon më së miri.