KUJDES! Këto janë 6 gjërat që duhet të ndalojmë së hedhuri në tualet – AlpeGossip
KUJDES! Këto janë 6 gjërat që duhet të ndalojmë së hedhuri në tualet

KUJDES! Këto janë 6 gjërat që duhet të ndalojmë së hedhuri në tualet

Në jo pak raste të gjithëve na ndodh që të hedhim brenda tualetit tonë sendet më të çuditshme të mundshme duke përfshirë peshqirë, mbeturina, dorashka pastrimi, barna mjekësore, tampona etje.

Një veprim jo i përgjegjshëm nga secili prej nesh që rrezikon jo vetëm dëmtimin e tualetit, por dhe shëndetin tonë. Në jo pak raste si pasojë e sendeve që ne hedhim brenda tualetit bllokohen tubat duke shkaktuar dëme të kushtueshme financiarisht pasi duhet domosdoshmërisht ndërhyrja e hidraulikut.

Mirëpo në jo pak raste ky uji i cili filtrohet na kthehet përsëri dhe pavarësisht impianteve moderne, kur bëhet fjalë për mbetjet e drogës dhe plastika mund të dëmtojë mjedisin tonë.

Për shëndetin e shtëpisë, për furnizimin me ujë dhe për një mjedis të shëndetshëm më poshtë do të gjeni listën e 6 gjërave të cilat nuk duhet t’i hidhni në tualetin tuaj.

1-Lentet e kontaktit

Afërsisht 20% e përdoruesve të lenteve të kontaktit i hedhin ato brenda tualetit. Edhe pse ato janë kaq të vogla kanë një ndikim në mjedis pasi janë të bëra me plastikë.

Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Arizonës zbuluan se pas trajtimit përmes një sistemi të ujërave të zeza, lentet e kontaktit degradohen në grimca mikroplastike, diçka që mund të ndotë rrugët ujore dhe të dëmtojë organizmat tonë.

2-Medikamentet

Kur ilaçet kalojnë në impiantet e trajtimit të ujërave të zeza  ato i mbijetojnë procesit të filtrimit dhe bëjnë rrugën e tyre në lumenj apo përrenj dhe në një formë ose në një tjetër shkojnë edhe në organizmat tonë. Ato paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut.

3-Yndyrat ushqimore

Në jo pak raste na ndodh që ta hedhim gjellën e mbetur brenda tualetit. Epo ky është një veprim i gabuar pasi kur yndyra kalon në tubat e ujërave të zeza ajo ngurtësohet dhe mund t’i bllokojë ato.

4-Tamponat

Ata nuk mund të përpunohen nga impiantet e trajtimit të ujërave të zeza dhe dëmtojnë agjentin dhe shëndetin tonë thonë ekspertët.

5-Prezervativët

Edhe këta, po ashtu si tamponët nuk përpunohen dot nga impiantet e trajtimit të ujërave të zeza.

6-Sprajt insektesh

Mos e hidhni sprajtin e llakut apo të insekteve  sepse ato janë mbetje të rrezikshme  që duhet të hidhen në objekte e caktuara për grumbullimin e tyre.