MIRUPAFSHIM MAQEDONI! Adelina Tahiri do të zhvendoset për të jetuar në një shtet tjetër – AlpeGossip
MIRUPAFSHIM MAQEDONI! Adelina Tahiri do të zhvendoset për të jetuar në një shtet tjetër

MIRUPAFSHIM MAQEDONI! Adelina Tahiri do të zhvendoset për të jetuar në një shtet tjetër

Adelina Tahiri ka ndërmend të lërë për një farë kohe Maqedoninë për të jetuar në një tjetër shtet.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja shqiptare në një rrëfim në videon live në Instagram, ku u shpreh se do të zhvendoset në Austri për të jetuar me familjen.

Adelina nuk tregoi asnjë afat sesa do të qëndrojë në Austri, por udhëtimet atje janë bërë të shpeshta kohët e fundit.

Jo më larg se një orë më parë ajo njoftoi se po shkonte për të bërë një solar në një qendër austriake, pasi kishte lënë djalin në shtëpi, patjetër në duar të sigurta.

Tashmë videot live janë bërë të shpeshta nga ana e Adelinës, e cila tregon detaje pikante për jetën e saj private. Dje ajo rrëfeu se nuk ka kryer operacione plastike, përveç mbushjes së buzëve.