Zbulohen anëtarët e jurisë së ‘Dancing with the stars’, ja kush do t’i gjykojë artistët – AlpeGossip
Zbulohen anëtarët e jurisë së ‘Dancing with the stars’, ja kush do t’i gjykojë artistët

Zbulohen anëtarët e jurisë së ‘Dancing with the stars’, ja kush do t’i gjykojë artistët

Siç është bërë e ditur, pritet që këtë muaj të nisë sezoni i ri i spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars” i cili këtë herë do mbledhë konkurrentët më të mirë të edicioneve të mëparshme.

Deri tani është zbuluar se spektaklin do ta prezantojnë Almeda Abazi dhe Rudi Hizmo.

Ndërsa sot balerini i njohur Ilir Shaqiri ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjete sociale se kush do të jenë anëtarët e jurisë.

Siç duket edhe këtë vit, Ema Andra, Ilir Shaqiri dhe Alfred Kaçinari do të jenë juria që do të gjykojë performancat e artistëve.

“A jeni gati?”, i pyeti Ilir Shaqiri ndjekësit teksa ka postuar foton e të treve.