U REVOLTUA DUKE THËNË SE KA KËRCËNUAR PRIVATËSINË/ Shqipja i bën thirrje publike Andit: A ke guxim… (FOTO) – AlpeGossip
U REVOLTUA DUKE THËNË SE KA KËRCËNUAR PRIVATËSINË/ Shqipja i bën thirrje publike Andit: A ke guxim… (FOTO)

U REVOLTUA DUKE THËNË SE KA KËRCËNUAR PRIVATËSINË/ Shqipja i bën thirrje publike Andit: A ke guxim… (FOTO)

Foto e postuar nga Shqipja pak ditë më parë vazhdon të jetë temë debati në rrjet. Në puntatën e të hënës në “Përputhen”, u sqarua se vajza në foto nuk është Tea, por ish e dashura e Andit. Ky i fundit u shpreh i revoltuar që Shqipja ka cënuar privatësinë e një vajze të panjohur për publikun dhe nga ana tjetër e ftoi në emision për t’u përballur.

“Të të vijë turp sepse je duke cënuar privatësinë e të tjerëve që i nxjerr foto e gjëra. Ne nuk e dimë vajza në foto a është e martuar, a është beqare tani dhe po i shkatërron jetën. Kur të jesh 100% e bindur të vish këtu dhe t’i thuash këto llafe para nesh, jo me Instagramra, me gjëra. Kërkon vëmendje dhe vëmendje do marrësh, pa merak”, tha Andi.

Pas kësaj deklarate, Shqipja ka postuar një video ku pranon të përballet, por në një tjetër emision.

“Duke qenë se thatë që unë nuk kam guxim të vij në emision për t’u përballur me ju, atëherë ju ftoj unë në një tjetër emision, por a keni guxim të përballeni me mua tek e tek?”, shprehet ajo.